Ne ofrojmë shërbime dhe zgjidhje “Cloud” që adresojnë nevojat e kompanisë suaj pavarësisht llojit të biznesit apo organizatës. Në menyrë profesionale dhe me efiçencë zgjidhjet “Cloud” qe ne ofrojmë do të krijojnë dhe menaxhojnë aplikacionet tuaja dhe bazat e të dhënave përkatese duke iu pergjigjur një numri të pakufizuar përdoruesish, nën standarte të larta operimi. Sistemet tuaja, aplikacionet, software-i, burimet dhe të dhënat do të ruhen dhe zhvillohen në “Cloud” dhe ju mund ti aksesoni dhe shpërndani ato, kudo dhe kurdo. Shërbimet dhe zgjidhjet Cloud që ne ofrojmë janë krijuar për ti shtuar vlerë organizatës suaj.
 
Zgjidhjet “Cloud” në menyrë inteligjente zëvendësojnë metodën tradicionale të shtrenjtë dhe shpesh të ngadaltë të zhvillimit dhe mirëmbajtjes së një aplikacioni. Ngarkesa e shkaktuar nga menaxhimi i pajisjeve të rrjetit, shërbimeve ‘host’, specialistëve TI dhe kohës për të vendosur gjithçka bashkë, shmanget duke zotëruar dhe zhvilluar një vlerë të tillë, online.
 
- Mirëmbajtje nga një palë tjetër
 
- Liçensë Software & shërbime backup
 
- Nuk kërkon instalime hardware
 
- Siguri dhe disponueshmëri e lartë
 
- Reduktim kostosh, rritje cilësie
 
 
Ne kemi zhvilluar projekte të suksesshme duke u bazuar në platforma të fuqishme që ofrojnë zgjidhje “Cloud”. Këto teknologji ofrojne një bazë të dhënash të fuqishme online, ndërfaqe aplikacionesh shumë miqësore, siguri, besueshmëri dhe disponueshmëri 24/7. Ne ofrojmë zgjidhje “Cloud” si një vlerë të shtuar për organizatën tuaj. Ky investim shmang konsumimin e energjive dhe burimeve për pajisje hardware, menaxhimin dhe mirëmbajtjen e tyre. Ky investim integron dhe kordinon në një: platformën, software-in dhe infrastrukturën. Është një zgjidhje që garanton rimëkëmbjen ndaj katastrofave, e sigurtë dhe e besueshme.
 

Shikoni se si zgjidhja jonë Cloud i ka ofruar Qëndrës Kombëtare të Edukimit të Vazhduar, një sistem të fuqishëm që menaxhon mijëra përdorues në të gjithë Shqipërinë.>>>