KonSort është kompania e konsulencës që zhvillon software dhe integron sisteme informatike. Që prej vitit 2004, Konsort ka zhvilluar projekte të suksesshme me qeverinë, institucione, operatorë celularë, kompani private dhe organizata ndërkombëtare dhe ka ndërtuar disa nga sistemet e teknologjisë së informacionit më komplekse dhe më të mëdha në rajon. Objektivi ynë është ta shndrojmë kompaninë tonë në një nga lojtarët më kyç të fushës së informacionit në Ballkan.
 
Ne zotërojmë një eksperiencë të gjerë dhe ekspertizë të thellë dhe të konsoliduar në zhvillimin e software-ve dhe në integrimin e sistemeve për sektorë si: telekomunikacioni, administrata publike, bankat, kompanitë e energjisë, sigurimeve, shërbimeve, shëndetit, turizmit, etj.

Shërbimet tona përfshijnë:

  • Shërbime konsulence për menaxhim projektesh, zhvillim dhe integrim sistemesh informacioni, suport dhe mirëmbajtje, trajnim, etj.
  • Outsourcing & software për zhvillim në: JAVA & J2EE, .NET, C#, ASP.NET, PHP, Ajax, në sisteme operative dhe platforma si: UNIX, Windows, Linux,   Android, iPhone, Windows Mobile, etj.
Konsort ka dizenjuar dhe integruar në menyrë të sukseshme zgjidhje si: Business Intelligence, Centralizim dhe Strukturim të dhënash (Data Warehousing), Menaxhim Dokumentash, Menaxhim Ceshtjesh, Automatizim i Proçeseve të Biznesit, Menaxhim & Analizë Risku, Menaxhim Asetesh, Shërbim Informacioni (Help Desk) dhe Gjurmim Sistemesh (Trouble Ticketing) dhe shumë aplikime për industri specifike.
 
Partneritetet e suksesshme me liderët e sotëm të teknologjisë së informacionit si IBM, Oracle, Microstrategy, SAP, Microsoft, etj, bëjnë të mundur që ne të ofrojmë zgjidhjen më të mirë teknike në përputhje specifike me aktivitetin dhe strategjinë e klienteve tanë.
  
Historite e suksesit që ne vazhdojmë të ndërtojmë  çdo ditë, janë një përfaqësim i endrrës, misionit, vizionit dhe vlerave tona.