Metodologjia jonë bazohet në modele të mirë-përcaktuara, duke ndjekur praktikat më të suksesshme në teknologjinë e informacionit. Ajo përfshin eksperiencën tonë, politikat tona dhe proçedurat standarte operacionale. Metodologjia jonë aplikohet në çdo zgjidhje që ne ofrojmë duke iu përshtatur dhe përgjigjur çdo rasti specifik dhe duke garantuar përfundim të suksesshëm të projektit.

Në varësi të natyrës së projektit dhe specifikimeve konkrete, ne përdorim metodologjinë “agile”, “waterfall”, ose një kombinim të të dyjave. Ne i pershtatim dhe i aplikojmë këto metoda gjatë çdo faze të projektit. Në bashkëpunim të ngushtë me klientët tanë, që nga konceptimi i projektit deri tek dorëzimi final, këto metoda garantojnë efiçencë, cilësi dhe performancë.

Me profesionalizëm ne ndjekim këto hapa:

 

-      Analizojmë kërkesat dhe specifikimet

-      Analizojmë sistemin aktual dhe mundësitë e integrimit

-      Përcaktojmë strategjitë për zgjidhjen

-      Studiojmë dhe identifikojmë zgjidhjen më të mirë.

-      Prezantojmë dhe ofrojmë konsulencë mbi zgjidhjen më të mirë

-      Ndërtojmë projektin dhe i paraqesim klientit një plan të detajuar

-      Strukturojmë, planifikojmë dhe kontrollojmë

-      Ndjekim krijimin, zhvillimin dhe dorëzimin e projektit

-      Krijojmë, përshtasim dhe integrojmë sistemin e ri

-      Testojmë sistemin në mjedisin e klientit

-      Ofrojmë trajnim

 

Ndër vite ne kemi aplikuar metodologjinë tonë dhe kemi prodhuar histori suksesi për një gamë të gjerë industrish. Metodologjia jonë ka për qëllim suksesin, kosto të reduktuara, efiçencë në kohë dhe zhvillim krah për krah me nevojat, kërkesat dhe qëllimet e biznesit tuaj.